Selçuk Acar
13 Gusht 2017•Përditësim: 14 Gusht 2017
NEW YORK (AA) – Në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) ka filluar festivali i 27-të me radhë i varkës së dragoit, në kuadër të të cilit mbahen gara e varkave të cilat në pjesën e përparme kanë një kokë dragoi, raporton Anadolu Agency (AA).
Festivali dyditor”Hong Kong Dragon Boat Festival” mbahet në parkun Flushing Meadows-Corona, të metropolit amerikan.
Në ditën e parë të festivalit, garuesit të shoqëruar nga tingujt e daulleve lundruan nga mëngjesi deri në mbrëmje.
Përveç garës me varka, gjatë festivalit të inspiruar nga kultura kineze, do të mbahen edhe evente muzikore, prezentim të arteve marciale, dhe e pashmangshmja, gastronomia aziatike.
Për garën në lundrim janë paraqitur 200 ekipe nga Kanadaja dhe SHBA-të, ndërkohë që vet festivali, pritet të vizitohet nga rreth 50 mijë njerëz.
Ekzistojnë shumë teori për origjinën e festivalit të Varkës së Dragoit, njëra nga të cilat lidhet me poetin kinez Qu Yuanu i cili ka jetuar në shekullin e tretë para erës sonë.
Legjenda thotë se në ditën e pestë të muajit të pestë sipas kalendarit lunar kinez, Qu Yuan ka kërcyer në lumin Miluo, në të cilën është mbytur. Pas kësaj ndodhie, në shenjë përkujtimi të poetit festivali ka filluar të organizohet edhe jashtë kufijve të Kinës.