Adam Abu-bashal
10 Qershor 2021•Përditësim: 10 Qershor 2021
Të paktën 18 persona e kanë humbur jetën në një përplasje midis dy autobusëve në shtetin Jigawa të Nigerisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëvendës zëdhënësi i policisë në Jigawa, Lawan Shisu tha se dy autobusët u përplasën në autostradën në Birninkudu-Kano, njoftoi media kombëtare.
Shisu konfirmoi se 18 persona humbën jetën në aksident ndërsa një numër i madh u plagosën, shumë prej tyre në gjendje kritike.
Druhet se numri i të vdekurve mund të rritet.
Shkaku i aksidentit supozohet të jetë shpejtësia e madhe.