Yusuf Hatip
28 Shtator 2017•Përditësim: 28 Shtator 2017
ISLAMABAD (AA) – Pakistani ka ndarë buxhet prej 4,5 milionë dollarësh për mbrojtjen e leopardëve të dëborës të cilët janë në rrezik të zhdukjes, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga llogaria zyrtare në rrjetin social Twitter e Qeverisë së Pakistanit thuhet se ka nisur programi prej 4,5 milionë dollarësh për mbrojtjen e leopardëve të dëborës të cilët jetojnë në malet Karakoram dhe Hindu Kush.
Leopardët e dëborës të cilët nga Fondi Botëror për Kafshët e Egra (WWF) u vlerësuan si “macja më e bukur dhe e madhe misterioze” janë në rrezik të zhdukjes, popullsia e të cilëve llogaritet të jetë rreth 6 mijë.
Sipas WWF-së arsyet kryesore të zhdukjes së leopardëve të dëborës të cilët jetojnë në zonat malore janë ndryshimet klimatike dhe vrasja e tyre për tregtinë e paligjshme të gëzofëve.
Leopardi i dëborës jeton në malet e Azisë Jugore dhe të Azisë së Mesme.