Barış Seçkin
27 prill 2023•Përditësim: 27 prill 2023
Udhëheqësi shpirtëror i katolikëve, Papa Françesku, u takua me kryeministrin e Ukrainës, Denis Shmigal, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë me shkrim nga Vatikani, thuhet se Shmigal u takua me Papën, si dhe me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit (Kryeministrin), Kardinal Pietro Parolin dhe Sekretarin e Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare (Ministri i Jashtëm), imzot Paul Richard Gallagher.
Theksohet se kontaktet e Shmigalit në Vatikan ishin të përzemërta, duke u fokusuar në çështje të ndryshme që lidhen me luftën në Ukrainë dhe vëmendje e veçantë iu kushtua përpjekjeve për rivendosjen e dimensionit humanitar dhe paqes.
Gjithashtu thuhet se u shkëmbyen informacione për statusin dhe aktivitetet e kishave në Ukrainë.
Shtypi italian shkruante se takimi mes Papës dhe Shmigalit zgjati gjysmë ore dhe se kryeministri i Ukrainës e ftoi Papa Françeskun në vendin e tij.
Shmigal mori pjesë dje në konferencën me temë "Rindërtimi i Ukrainës", organizuar nga Qeveria e Italisë në Romë.