Agim Sulaj,Eren Beksaç
26 korrik 2024•Përditësim: 28 korrik 2024
Në qytetin e Prizrenit tërhoqi vëmendje të madhe performanca skulpturore e drejtpërdrejt e prezantuar nga artistët e produksionit teatror të Maqedonisë së Veriut "Teatrosk", raporton Anadolu.
Në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit të Hapur në “Prizrenfest”, artistë nga Shkupi portretizuan njerëz realë ose imagjinarë, duke qëndruar pa lëvizur për orë të tëra në sheshin Shatërvan.
Qytetarët dhe veçanërisht fëmijët treguan interesim të madh për shfaqjen në qytetin historik të Kosovës.
Performanca do të vazhdojë të interpretohet nga artistë të Maqedonisë së Veriut në Prizren deri në fund të javës.
Përveç Festivalit të Skulpturës që organizon në Shkup çdo vit, Teatrosk ekspozon shfaqjet e tij në vende të ndryshme të Evropës.