Merve Berker
17 dhjetor 2020•Përditësim: 17 dhjetor 2020
Katër strehimore që i takonin grupit terrorist DEASH u shkatërruan mëngjesin e sotëm në Irak, transmeton Anadolu Agency (AA).
Operacion u nis nga policia federale kundër grupit terrorist në një zonë rurale në Kirkuk, tha për AA, komandanti i Operacioneve të Kirkuk-ut, gjeneral lejtnant Saad Harbiye.
Sasi të mëdha armësh dhe municionesh u sekuestruan në strehimoret, tha Harbiye, duke shtuar se operacioni po vazhdon.
Në qershor të vitit 2014, grupi terrorist DEASH pushtoi provincat Mosul, Salahuddin dhe Anbar dhe pjesë të provincave Diyala dhe Kerkuk, të cilat u rimorën.
Më 9 dhjetor të vitit 2017, ish-kryeministri i Irakut, Haidar al-Ibadi, njoftoi fitoren mbi DEASH-in.
Megjithëse kanë kaluar tre vjet që kur Iraku është pastruar nga DEASH-i, sulmet nga grupi terrorist vazhdojnë në zonat rurale të këtyre provincave.