Tufan Aktaş
01 Nëntor 2022•Përditësim: 02 Nëntor 2022
Popullsia e Tanzanisë është rritur me rreth 40 për qind në dhjetë vitet e fundit, tregoi regjistrimi i fundit i popullsisë në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas rezultateve të regjistrimit në vendin e Afrikës lindore, numri i banorëve nga 44,9 milionë në vitin 2012, ka arritur në 61,7 milionë.
Ndërsa gratë përbëjnë 51 për qind të popullsisë, numri i njerëzve që jetojnë në Dar-es-Salaam, qendrën ekonomike të vendit, është rritur në 5,4 milionë.
Ndërkaq, popullsia e Ishujve Zanzibar është regjistruar në 1,9 milion, kurse në kryeqytetin Dodoma është rritur në 3,1 milionë.
Kombet e Bashkuara vlerësojnë se nëse vazhdon rritja aktuale e popullsisë, një e katërta e popullsisë së botës do të jetojë në kontinentin afrikan deri në vitin 2050.