Ahmet Gürhan Kartal
19 Maj 2018•Përditësim: 20 Maj 2018
LONDËR (AA) - Princi Harry dhe aktorja amerikane Meghan Markle, i kanë thënë Po njëri-tjetrit, në ceremoninë martesore e cila u mbajt në kishën e Shën Gjergjit në kështjellën Windsor, raporton Anadolu Agency (AA).
Në martesën mbretërore, nusja mbërriti në një Rolls Royce të vitit 1950, pak para mesditës, për t'u bashkuar kështu me princin Harry, ndërsa e tërë ceremonia filloi me ardhjen e mbretëreshës Elizabeta II dhe dukës së Edinburgut, Princi Fillip.
Princi i Uellsit, Princi Çarlls, shoqëroi Meghan Marklin që mbante një vello të bardhë, gjatë ecjes për tek altari, pasi i ati i saj, nuk mundi të udhëtoj nga SHBA-të për arsye shëndetësore.
Në dasmën e princit Harry me Markle, ishin të ftuar 2.640 dasmorë për të parë nga afër ardhjen dhe largimin e karrocës me çiftin e ri.
E pranishme në ceremoninë në fjalë ishte nëna e Markle, Doria Ragland, e shoqëruar nga anëtarët e tjerë të familjes mbretërore dhe personalitete të famshme nga jeta shoqërore përfshirë figura televizive Oprah Winfrey, aktorin Idris Elba, legjendën e tenisit amerikan Serena Williams, George dhe Amal Clooney, David dhe Victoria Beckham etj.
Meghan Markle kishte veshur një fustan martesor të disejnatores Clare Waight Keller, ndërkohë që kongregacioni këndonte këngë dhe lutej për çiftin, para se kori mbretëror të këndoj njërën nga këngët më të famshme në botë,"Stand by me" të Ben E. King.
Princi Harry dhe Meghan Markle thanë zotimin e tyre martesor në fund të ceremonisë, pas çka kryepeshkopi i Canterburyt, Justin Welby, dhe zyrtarisht i shpalli për burë dhe grua.
Princi Harry, tashmë është bërë Lartësia e Tij Mbretërore, Duka i Sussexit dhe Znj Meghan Markle në martesë do të bëhet Lartësia e saj Mbretërore Dukeshë e Sussexit.
Dasma vlerësohet të ketë kushtuar rreth 35 milionë sterlina (47 milionë dollarë).