Mehmet Nuri Uçar
11 Prill 2019•Përditësim: 11 Prill 2019
Në lidhje me vonesën e deklaratës të cilën ushtria e Sudanit njoftoi se do ta bëjë për një kohë të shkurtër, po bëhen komente të ndryshme, shkruan Anadolu Agency (AA).
Pasi ushtarët kanë rrethuar televizionin shtetëror të Sudanit, është theksuar se ushtria së shpejti do të japë një njoftim të rëndësishëm.
Vëzhguesit theksojnë se vonesa në lidhje me deklaratën bëhet për të matur reagimin e popullit.
Në komentet e bëra në televizionin shtetëror thuhet se ndihmësi i parë i presidentit sudanez, Omar al Bashir, Avad bin Avf planifikohet të emërohet si Kryetar i Këshillit Ushtarak, por debatohet se si do të pritet kjo në popullatë, pasi Avf njihet se është i afërt me Bashir.
Disa prej vëzhguesve tregojnë se sjellja e Avf në këtë detyrë është "Puç i Pallatit".
Ushtria në vend në orët e mëngjesit ka rrethuar televizionin dhe radion shtetërore.
Gjithashtu nëpër rrugë mund të shihet se janë vendosur pjesëtarë të Forcës për Mbështetje të Shpejta të cilat janë në kuadër të ushtrisë.
Televizioni dhe radioja shtetërore që nga orët e mëngjesit janë duke emetuar himnin e vendit dhe këngë kombëtare ndërsa në titra thuhet se ushtria së shpejti do të japë "një njoftim të rëndësishëm".