Burç Eruygur
01 Gusht 2023•Përditësim: 01 Gusht 2023
Rusia ka bërë të ditur se ka evakuuar personelin e ambasadës së saj në Sudan derisa vazhdojnë përleshjet midis ushtrisë dhe grupit paraushtarak të Forcave të Mbështetjes së Shpejtë (RSF), transmeton Anadolu.
“Për shkak të rreziqeve të larta të sigurisë në kontekstin e përleshjeve të vazhdueshme në Sudan, nga Porti Sudani u evakuuan disa punonjës të ambasadës ruse të transferuar nga Khartoumi, si dhe shtetas rusë dhe anëtarë të familjes aplikuan për ndihmë për t’u kthyer në atdheun e tyre”, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë
Ministria ruse tha se personeli i evakuuar mbërriti në bazën ajrore Chkalovsky pranë kryeqytetit Moskë me një fluturim special.
“Puna e Konsullatës Ruse në Port Sudan vazhdon si zakonisht”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Ushtria e Sudanit dhe RSF-ja ndanë pushtetin pas heqjes të sundimtarit Omar al-Bashir në vitin 2019, por palët u përplasën për një plan për integrimin e forcave të RSF-së gjatë një tranzicioni drejt demokracisë, duke shkaktuar armiqësi më 15 prill.