Dildar Baykan Atalay
06 Nëntor 2021•Përditësim: 08 Nëntor 2021
Me 2.378 vdekje në 24 orët e fundit ka arritur në 753.937 numri i personave që kanë humbur jetën nga COVID-19 në SHBA, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti "Johns Hopkins" me 101.375 raste ka arritur në 46.437.319 numri i rasteve ndërsa me 2.378 vdekje në 24 orët e fundit ka arritur në 753.937 numri i personave që kanë humbur jetën nga COVID-19.
Me mbi 4 milionë e 957 mijë raste, Kalifornia renditet e para në vend ndërsa vijojnë Teksasi me mbi 4 milionë e 257 mijë dhe Florida me mbi 3 milionë e 701 mijë.
Po ashtu me 72.489 vdekje, Kalifornia renditet e para në SHBA për sa i përket numrit të viktimave nga COVID-19 e cila ndiqet nga Teksasi me mbi 71 mijë vdekje dhe Florida me mbi 60 mijë vdekje.
Sipas të dhënave nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), e cila ndjek statistikat për vaksinimin kundër COVID-19 në SHBA, 78.5 për qind e popullatës mbi 12-vjeç ka marrë të paktën një dozë të vaksinës ndërsa 68.2 për qind dozën e dytë. Ndërsa kanë marrë dozën përforcuese 11.5 për qind e atyre që kanë përfunduar vaksinimin.
Mbi 222.9 milionë persona në vend kanë marrë dozën e parë ndërsa mbi 193.4 milionë të tjerë dozën e dytë dhe mbi 22.2 milionë dozën përforcuese.