Umar Farooq
19 Qershor 2019•Përditësim: 19 Qershor 2019
Autoritetet federale të SHBA-ve në një anije në Philadelphia kanë konfiskuar 16.5 ton kokainë në vlerë prej mbi një miliard dollarë, transmeton Anadolu Agency (AA)
“Anëtarët e ekuipazhit janë arrestuar dhe kundër tyre është ngritur aktakuzë ndërsa hetimi është në rrjedhë”, thuhet në njoftimin e autoriteteve shtetërore.
Forcat e sigurisë të hënën hynë në një anije mallrash dhe gjetën kokainën nëpër kontejnerë.
Siç raportojnë mediat lokale, bëhet fjalë për një nga konfiskimet më të mëdha në historinë amerikane.
Prokurori federal, William McSwain deklaroi se sasia në fjalë e drogës mund të vrasë miliona njerëz.
Doganierët amerikanë në mars të këtij viti në një port në New York konfiskuan një dërgesë me kokainë në vlerë prej 77 milionë dollarësh.