Bilal Güler
24 maj 2021•Përditësim: 26 maj 2021
Të paktën 2 punëtorë e kanë humbur jetën për shkak të shembjes së një miniere në provincën Chaharmahal-Bahtiari të Iranit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas agjencisë zyrtare iraniane të lajmeve IRNA, shembja ndodhi 500 metra në thellësi të minierës në rrethin Kiyar të provincës në orët e mëngjesit.
Si rezultat i incidentit thuhet se 4 punëtorë ishin bllokuar nga të cilët dy humbën jetën ndërsa dy të tjerë u shpëtuan.