Aldijana Hadzic
17 Korrik 2020•Përditësim: 17 Korrik 2020
Ndërtesa e boshatisur ku në vijim ishin punët ndërtimore u shemb të enjten në Manhattan të New Yorkut në SHBA, transmeton Anadolu Agency (AA).
Brigada zjarrfikëse e New Yorkut njoftoi se është shembur një pallat katër katësh i cili ndodhej në Midtown.
Nuk ka informata për viktima, por në kuadër të masave paraprake përkohësisht janë evakuuar edhe ndërtesat përrreth.
Janë duke vazhduar hetimet për shkaqet e shembjes.