Ekip
08 Maj 2017•Përditësim: 09 Maj 2017
ANKARA (AA) - Ka nisur evakuimi i civilëve dhe opozitarëve të cilët ishin të detyruar të largohen nga lagjja Berze e rrethuar nga ushtarët e regjimit të Asadit në kryeqytetin sirian Damask, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të siguruara nga gazetarët e AA-së në Damask, në kuadër të marrëveshjes së arritur javën e kaluar mes regjimit të Asadit dhe opozitës ushtarake, nga lagjja Berze e kontrolluar nga opozitarët në lindje të Damaskut janë evakuuar 950 civilë dhe ushtarë.
Autokolona e parë përbëhet prej 19 autobusëve dhe është nisur drejt Idlibit.
Në lagjen Berze jetojnë 40 mijë banorë, ndërkohë që pritet që nga kjo lagje të dalin gjithsej tetë mijë civilë dhe opozitarë.
Ndërkaq, personat e mbetur do të vazhdojnë të jetojnë nën kontrollin e regjimit.
Berze ishte në cilësinë e një "tubacioni frymëmarrjeje" për rajonin e Gutës Lindore që mbetet i rrethuar nga forcat e regjimit dhe grupet e huaja terroriste mbështetëse të tij prej katër vitesh.
Rreth 500 mijë njerëz që jetojnë në Gutën Lindore siguronin nevojat ditore në masë të kufizuar përmes tuneleve të hapura në lagjet Berze dhe Kabun.
Aktualisht, forcat e regjimit organizojnë sulme intensive nga toka dhe ajri në Kabun.