Selen Temizer,Mohamad Misto
21 Janar 2019•Përditësim: 21 Janar 2019
SHEDDADI/ANKARA (AA) - Gjatë kalimit të autokolonës ushtarake të SHBA-ve në Haseke, në verilindje të Sirisë, është kryer një sulm me autobombë në një rajon i cili përdorej si pikë kontrollimi nga organizata terroriste YPG/PKK, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacionit të marrë nga burimet lokale, një automjet me bombë është shpërthyer në një zonë e cila përdorej si pikë kontrolli nga YPG/PKK në Sheddadi.
Në shpërthimin e ndodhur gjatë kalimit të autokolonës ushtarake amerikane, një ushtar amerikan është plagosur rëndë.
Në incident kanë vdekur edhe pesë terroristë të YPG/PKK-së.
Të mërkurën e kaluar, në sulmin me bombë ndaj ushtarëve amerikanë në Munbixh, katër ushtarë amerikanë humbën jetën. Përgjegjësinë mbi sulmin e mori organizata terroriste DEASH.