Ekip
02 Janar 2020•Përditësim: 03 Janar 2020
Qindra qytetarë të Somalisë sot dolën në rrugë në kryeqytetin Mogadishu, për të dënuar grupin terrorist al-Shabaab për sulmet e tij, raporton Anadolu Agency (AA).
Grupi terrorist e lidhur me al-Kaidën me qendër në Somali mori përgjegjësinë për autobombat që më 28 dhjetor vranë së paku 81 persona. Më tej pretenduan se kishin në shënjestër një karvan turk.
Duke mbajtur pankarta, protestuesit e dënuan sulmin dhe kërkuan veprim të fortë kundër grupit terrorist. Në pankartën kryesore shkruante: "Raportoni al-Shabaab para autoriteteve, studentët janë e ardhmja jonë, turqit janë vëllezërit tanë, gjaku i tyre është i yni".
Në një bisedë me AA-në, një nënë 35 vjeçare e dy fëmijëve, Fowiso Hani, tha se ajo ka dalë në rrugë për të protestuar kundër sulmit.
"Unë jam këtu për të shprehur solidaritet me popullin somalez dhe vëllezërit tanë turq. Ne dëshirojmë që e gjithë bota të na ndihmojë për të luftuar al-Shabaab, ata nuk kanë asnjë respekt për muslimanët, popullin somalez apo këndo", tha ajo.
Hani, e cila humbi një të afërm në sulm, iu përgjigj qeverisë që të shkatërrohet plotësisht el-Shabaab. "Falënderojmë të gjithë njerëzit që morën pjesë në protestë", shtoi ajo.
Një tjetër protestuese, Amina Khadiija po ashtu tha se protesta tregon zemërim kundër aktiviteteve të al-Shabaab.
"Ata (al-Shabaab) i quajnë miqtë tanë pushtues. Ata derdhin gjakun tonë, ata lënë bonjakë dhe vejusha kudo. Ne duam që qeveria ta zhduk plotësisht".
Turqia është një nga vendet e para që arriti në Somali pas sulmit. Avionët turq u kanë dërguar ilaçe të dëmtuarve.