Şenhan Bolelli
30 Janar 2019•Përditësim: 30 Janar 2019
MADRID (AA) - Ministri i Jashtëm i Spanjës, Josep Borrell, tha se Spanja dhe Bashkimi Evropian (BE), janë plotësisht kundër çdo ndërhyrjeje ushtarake ndaj Venezuelës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Borrell, i ndodhur në Qipron Greke për Samitin e Vendeve të Evropës Jugore ka bërë një deklaratë për shtypin spanjoll në lidhje me ngjarjet në Venezuelë.
Për mundësinë e ndërhyrjes ushtarake në Venezuelë, ministri Borrell tha se "Sigurisht që BE-ja bashkë me të edhe Spanja janë kundër çdo ndërhyrjeje ushtarake në mënyrë radikale. Ndërhyrja ushtarake është një shprehje e mallkuar në Amerikën Latine që të çon në kohët që askush nuk dëshiron të kthehet".
Edhe kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, i cili ndodhet në kryeqytetin Santo Domingo të Republikës Dominikane për një mbledhje të Socialist International, është shprehur se "Ne jemi socialistë sepse mbrojmë lirinë. Askush nuk është socialist nëse dëshirës për demokraci dhe liri i përgjigjet me plumba dhe burgje, ai është vetëm një mizor që keqpërdor fuqinë politike. Venezuelasit duhet të ndjejnë frymën e Socialist International".
- Zhvillimet në Venezuelë
Tubimet e mbështetësve të opozitës dhe qeverisë në Venezuelë shkaktuan zhvillime të rëndësishme në aspektin e vendit dhe rajonit.
Juan Guaido u vetëshpall president i përkohshëm, ndërsa ky hap u njoh nga SHBA-ja, Australia, Kanadaja, Kolumbia, Peru, Ekuadori, Paraguaji, Brazili, Kili, Panamaja, Argjentina, Kostarika dhe Guatemala.
Ndërsa vendet si Meksika, Turqia, Rusia, Kuba, Kina dhe Bolivia përsëritën mbështetjen e tyre për qeverinë dhe presidentit Nicolas Maduro. Më pas presidenti Maduro, gjatë një fjalimi nga ballkoni i pallatit presidencial Miraflores në Karakas, duke iu drejtuar mijëra qytetarëve të Venezuelës, njoftoi ndërprerjen e të gjitha marrëdhënieve me SHBA-në dhe u dha afat 72 orë diplomatëve amerikanë të largohen nga vendi. Në një deklaratë të mëpasshme, Maduro bëri të ditur përfundimin e marrëdhënieve diplomatike dhe vazhdimin e marrëdhënieve tregtare.