Ekip
17 Tetor 2021•Përditësim: 18 Tetor 2021
Emiri i Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al-Thani, u takua të sot në Doha me kreun e Administratës Rajonale Kurde të Irakut (ARK), Nechirvan Barzani, raporton Anadolu Agency (AA).
Takimi u përqëndrua në bashkëpunimin dypalësh dhe një mori çështjesh me interes të përbashkët, thuhet në deklaratë e lëshuar nga Divani i Emirit, zyra e emirit.
Barzani filloi dje vizitën zyrtare në vendin e Gjirit për bisedime me zyrtarët e Katarit.
Të shtunën, kreu i ARK-së pati bisedime me ministrin e Jashtëm të Katarit Mohammed bin Abdulrahman Al-Thani rreth marrëdhënieve midis Irakut dhe Katarit dhe zhvillimeve më të fundit në Irak.