Ali Cura,Sarp Özer
24 Gusht 2017•Përditësim: 24 Gusht 2017
KIEV (AA) - Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, tha se prioriteti i tyre për rimarrjen e Krimesë dhe Donbas-it e cila është nën kontrollin e separatistëve pro-rusë, janë mënyrat paqësore dhe diplomatike, raporton Anadolu Agency (AA).
Me rastin e përvjetorit të 26-të pavarësisë së Ukrainës, në sheshin e Pavarësisë në kryeqytetin Kiev u organizua një paradë ushtarake. Në ceremoni morën pjesë ministri i Mbrojtjes së Turqisë, Nurettin Canikli, sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis dhe disa ministra të mbrojtjes të shteteve anëtare të NATO-s.
Poroshenko, në fjalimin e tij të mbajtur në ceremoni, kujtoi se Ukraina në përvjetorin e 26-të me sukses ka nënshkruar marrëveshjen e partneritetit me Bashkimin Evropian (BE). Ai duke pohuar se Moska është duke munduar të bllokojë procesin evropian të Ukrainës, njoftoi se dëshirojnë të bëhen anëtar të BE-së dhe NATO-s.
Presidenti ukrainas më tej duke theksuar se për shkak të agresionit rus në vendin e tij kanë humbur jetën më shumë se 10 mijë persona, tha se "Ky është turpi i Kremlinit. Këtë nuk do ta harrojmë asnjëherë dhe nuk do ta falim."
Poroshenko rikujtoi se kjo nuk është hera e parë e agresionit të Rusisë ndaj pavarësisë së Ukrainës dhe tërhoqi vëmendjen në atë se ushtria ukrainase është forcuar edhe më shumë dhe se vazhdon modernizimi me standardet e NATO-s.
"Ukraina është e gatshme t'i japë përgjigje të ashpër agresorit (Rusisë). Por prioritet për ne për kthimin e Donbas dhe Krimesë janë mënyrat paqësore, diplomatike, politike dhe juridike", tha Poroshenko.
Në paradë morën pjesë 4.500 ushtarë. Ndërsa në pjesën tjetër të përgatitur të sheshit u ekspozuan tanket, sistemet mbrojtjes artilerike dhe raketore.
Shpërthim gjatë paradës, 2 të plagosur
Në një deklaratë nga policia e Kievit thuhet se në shpërthimin e ndodhur në Lagjen Grushevska, në rajonin ku po mbahej ceremonia e ditës së pavarësisë, janë plagosur një grua dhe një burrë.