Afra Aksoy,Süleyman el-Kubeysi
29 Maj 2016•Përditësim: 30 Maj 2016
ENBAR (AA) - Ushtria irakiane në kuadër të operacionit për rimarrjen e kontrollit të Felluxhe-s ka arritur të depërtojë deri në lumin Eufrat i cili ndodhet në kufirin jugor të këtij qyteti, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë për gazetarin e AA, Komandanti i Operacioneve të Enbar-it, Gjeneral Ismail el-Mehlavi tha se forcat ushtarake kanë arritur deri në lumin Eufrat i cili ndodhet në kufirin jugor të Felluxhe-s.
Duke theksuar se për të mbërritur në Feluxhe ka mbetur vetëm kalimi i lumit Eufrat, Mehlavi në vijim tha se ''forcat ushtarake irakiane kanë arritur të marrin kontrollin e rrugës që lidh Felluxhe-n me El-Amirijje-n. Në këtë operacion janë vrarë 11 militantë të organizatës terroriste, DAESH dhe janë shkatërruar 4 automjete të tyre.''
Forcat e sigurisë të policisë irakiane, Forcat e grupit Hashdi Shabi të cilët përbëhen nga militantë Shia dhe Fiset Sunite të cilët luftojnë kundër DAESH-it që prej vitit 2014, kanë nisur më 23 maj një operacion të përbashkët për rimarrjen nën kontroll të Felluxhe-s.
Nga ana tjetër edhe forcat ajrore të Koalicionit Ndërkombëtarë kundër DAESH-it, të kryesuar nga SHBA-ja janë duke dhënë ndihmën e tyre nga ajri për këtë operacion. Synimi është fillimisht marrja e Felluxhe-s dhe më pas organizimi i një operacioni të gjerë për marrjen e Musul-it i cili konsiderohet si kështjella e organizatës terroriste, DAESH.