İlayda Çakırtekin
20 gusht 2026•Përditësim: 20 gusht 2026
Vala e fundit e të nxehtit që goditi Francën javët e fundit ishte më e gjata e regjistruar në vend që nga viti 1983, transmeton Anadolu.
Me një kohëzgjatje prej 23 ditësh, sipas shërbimit kombëtar meteorologjik Meteo-France, vala e të nxehtit që përfshiu vendin javët e fundit ishte më e gjata e regjistruar që nga ajo e korrikut 1983, e cila gjithashtu zgjati 23 ditë.
Vala e të nxehtit e korrikut 2006 renditet e dyta me 21 ditë.
Vala e të nxehtit që goditi Francën në korrik vazhdoi deri të mërkurën, me një tregues përfundimtar termik kombëtar prej 24,7 gradësh Celsius.