Tevfik Durul
17 dhjetor 2020•Përditësim: 17 dhjetor 2020
SHBA-ja dhe Greqia kanë planifikuar të zhvillojnë bashkëpunimin shumëpalësh dhe dypalësh në fushën e energjisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas agjencisë zyrtare greke të lajmeve ANA-MPA, kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis zhvilloi një takim në rezidencën Maksimu me sekretarin amerikan të Energjisë, Dan Brouillette.
Në takim thuhet se janë diskutuar hapat e Qeverisë së Athinës për përmirësimin e mjedisit të investimit në vend dhe se SHBA-ja në këtë drejtim ka vlerësuar potencialin e forcimit të mëtejshëm të investimeve të energjisë në Greqi.
Në takimin ku u fol për vizionin e dy vendeve për zhvillimin e përbashkët në rajon bëhet e ditur se palët u dakorduan për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit Greqi-SHBA.
Në një postim në llogarinë e tij në Twitter pas takimit, Brouillette vuri theksin se janë të vendosur që të mbështesin projekte të tilla si Gazsjellësin Trans Adriatik (TAP), Njësitë lundruese të terminalit LNG Alexandroupoli (FSRU), Gazsjellësin Bullgari-Greqi (IGB), rolin e Greqisë në Forumin e Gazsjellësit të Mesdheut Lindor (EastMed) dhe "iniciativën Tre Detet".