Tuba Onğun
13 Korrik 2022•Përditësim: 13 Korrik 2022
Shkalla e papunësisë në zonën e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) në maj ka qenë në nivelin më të ulët që nga viti 2001, raporton Anadolu Agency (AA).
Shkalla e papunësisë në zonën e OECD-së ishte 5 për qind në maj dhe mbeti e pandryshuar në krahasim me prillin. Në dy të tretat e të gjitha vendeve të OECD-së, shkalla ishte nën ose në nivelin para pandemisë.
Numri i të papunëve në rajonin e OECD-së mbeti kryesisht i qëndrueshëm, pra 33.8 milionë në muajin maj.
Shkalla e papunësisë së grave është rritur për herë të parë që nga dhjetori 2020, nga 5.2 në prill në 5.3 për qind në maj.
Në Eurozonë, shkalla e papunësisë ra në 6.6 për qind në maj nga 6.7 për qind në prill ndërsa rënia më e madhe u regjistrua në Itali, Lituani dhe Spanjë, ndërsa rritja më e madhe u regjistrua në Austri, Belgjikë dhe Portugali.
Në qershor 2022, shkalla e papunësisë mbeti e qëndrueshme në 3.6 për qind për të katërtin muaj radhazi në SHBA ndërsa në Kanada ka rënë në 4.9 për qind.