Aldıjana Hadzıc
22 Mars 2016•Përditësim: 22 Mars 2016
SARAJEVË (AA) – Në mesin e ngjarjeve që kanë ndodhur sot Anadolu Agency (AA) veçon:
Në vitin 1312: Papa Klementi V nën presion të mbretit francez Philipi IV shfuqizoi formacionin e Templarëve.
Në vitin 1794: Kongresi në SHBA miratoi një ligj me të cilin anijeve amerikane u ndalohet transporti i skllevërve nga Afrika në Amerikë.
Në vitin 1832: Vdiq shkrimtari Johann Wolfgang von Goethe. Autori i veprës “Vuajtjet e te riut Werther”.
Në vitin 1888: Është themeluar Liga angleze e futbollit, sot e njohur si Premier Liga, e cila sipas shumë mendimeve është kampionati më i mirë nacional në botë.
Në vitin 1903: Për shkak të mungesës së reshjeve janë tharë Ujëvarat e Nikaraguas.
Në vitin 1094: Për herë të parë gazeta "London Daily Illustrated Miror" në ballinë ka shfrytëzuar fotografinë me ngjyrë.
Në vitin 1919: Është vendosur linja e parë e rregullt ajrore ndërkombëtare mes Parisit dhe Brukselit.
Në vitin 1935: Në New York analizat e gjakut përdoren si material dëshmues në gjykime.
Në vitin 1945: Themelohet Liga Arabe, e cila është një Union politik i shteteve arabe. Liga është themeluar në Kajro, ndërsa sot numëron 22 anëtarë.
Në vitin 1946: Në Belgjikë përfundon puna e detyrueshme për gratë.
Në vitin 1954: Në shtetin federal amerikan Michigan është hapur qendra e parë tregtare.