Nazmi Abduramani
27 Mars 2016•Përditësim: 27 Mars 2016
SHKUP (AA) – Në mesin e ngjarjeve që kanë ndodhur ditën e sotme Anadolu Agency (AA) veçon:
Në vitin 1845: Ka lindur fizikani gjerman Wilhelm Rontgen, i cili për zbulimin e X-rrezeve fitoi Çmimin Nobel për Fizikë në vitin 1901.
Në 1860: M.L Byrn nga New Yorku patentoi nxjerrëse spirale tapash.
Në vitin 1871: Në fushën Raeburn Place në Edinburgh-un skocez është luajtur ndeshja e parë ndërkombëtare e rugby-it.
Në vitin 1927: Lindi dirigjenti dhe një nga violinistët më të mëdhenj të botës, Mstisllav Rostropoviç.
Në vitin 1933: Japonia braktisi Ligën e Kombeve.
Në vitin 1968: Në fatkeqësinë ajrore, gjatë fluturimit rutinor në afërsi të Moskës humbi jetën kozmonauti rus Jurij Aleksejeviç Gagarin, njeriu i parë që udhëtoi në hapësirë.
Në vitin 1970: Gjatë tërmetit në vendin Gediz, qarku Kutahya, në perëndim të Turqisë, humbën jetën 1.087 persona.
Në vitin 1977: Gjatë fatkeqësisë e cila konsiderohet si një nga më të mëdhatë në historinë e aviacionit, 583 prej 644 pasagjerëve humbën jetën si dhe anëtarët e ekuipazhit kur dy “Boeing 747”, të kompanisë holandeze KLM dhe Pan-Am-it amerikan, u përplasën në pistën e aeroportit Tenerife në Ishujt Kanarie.
Në vitin 2000: Rumania dhe Bullgaria nënshkruan një marrëveshje për ndërtimin e një ure mbi Danub, e cilësuar si simboli i bashkëpunimit rajonal në prag të Konferencës së parë të donatorëve për Ballkanin.