Nazmi Abduramani
05 Prill 2016•Përditësim: 05 Prill 2016
SHKUP (AA) – Në mesin e ngjarjeve historike që kanë ndodhur në ditën e sotme Anadolu Agency (AA) veçon:
Në vitin 1827: Ka lindur kirurgu Joseph Lister, themelues i mjekësisë antiseptike, i cili në vitin 1867 vendosi antisepsinë në kirurgji.
Në vitin 1896: Në stadiumin olimpik në Athinë janë hapur Lojërat e Para Olimpike të kohës moderne. Olimpiada ka zgjatur dhjetë ditë.
Në vitin 1902: Në stadiumin "Ibrox Park" në Glasgow, në Skoci humbën jetën 25 persona, ndërsa janë lënduar 517 të tjerë kur u shemb tribuna gjatë ndeshjes së futbollit mes Skocisë dhe Anglisë.
Në vitin 1908: Ka lindur aktorja amerikane e filmave Ruth Elizabeth Davis, e njohur si Bette Davis, e cila ka xhiruar më shumë se 80 filma.
Në vitin 1939: Fëmijët në Gjermani të moshës mes 10 dhe 13 vjeçare janë urdhëruar që të marrin pjesë në organizatën rinore naziste "Hitlerjugend".
Në vitin 1954: Elvis Presley incizoi diskun e parë “That's All Right”.
Në vitin 1955: Kryeministri britanik, Winston Churchill dha dorëheqje.