Nazmi Abduramani
10 Maj 2016•Përditësim: 11 Maj 2016
SHKUP (AA) – Në mesin e ngjarjeve historike që kanë ndodhur në ditën e sotme Anadolu Agency (AA) veçon:
Në vitin 1497: Lundërtari Amerigo Vespucci u nis në udhëtimin e parë në Botën e Re i cili më vonë do të merrte emrin Amerika. Ai, për dallim nga Kolombo, ishte i bindur se vërtet ka zbuluar Botën e Re.
Në vitin 1752: Benjamnin Franklin testoi rrufepritësin e parë.
Në vitin 1774: Mbreti francez Luj XVI merr fronin. Vendimi i tij i parë ishte kthimi i drejtave të Parlamentit.
Në vitin 1838: Ka lindur John Wilkes Booth. Ai vrau presidentin amerikan Abraham Lincoln, vdiq më 26 prill të vitin 1865.
Në vitin 1871: Gjermania dhe Franca arrijnë marrëveshjen për paqen.
Në vitin 1872: Victoria Woodhull u bë gruaja e parë e nominuar për presidente të SHBA-ve.
Në vitin 1933: Në Berlin, para Reichtag-ut, forcat naziste dogjën disa mijëra libra.
Në vitin 1992: Në Jerusalem hapet Muzeu i Vendeve Biblike.
Në vitin 1994: Nelson Mandela inaugurohet si presidenti i parë me ngjyrë në Republikën e Afrikës së Jugut, i zgjedhur në një votim demokratik.
Në vitin 2015: Presidenti i Kubës, Raul Castro në Vatikan takoi Papën Françeskun.