Ekip
02 Prill 2025•Përditësim: 03 Prill 2025
Kodrat e Ylberit në rrethin Nallihan të Ankarasë, e njohur gjithashtu si Kız Tepesi, që ngjan me një muze të hapur me kodra gëlqerore shumëngjyrëshe, gjips, merlë dhe argjilë, po shton potencialin turistik të rajonit, raporton Anadolu.
Mineralet dhe hekuri që gjenden në shkëmbinjtë e kodrave reagojnë me oksigjenin duke krijuar ngjyra të ndryshme në zonë. Rajoni, i vendosur rreth 140 kilometra nga qendra e qytetit, u ofron vizitorëve pamje të ndryshme.
Anadolli është i mbushur me vende historike dhe mrekulli natyrore, disa prej të cilave njihen në mbarë botën, ndërsa disa presin zbulimin. Ndër to, Kodrat e Ylberit janë një mrekulli e fshehur e rajonit të Anadollit.
Studimet shkencore të kryera nga Departamenti i Gjeologjisë në Universitetin "Hacettepe" kanë sugjeruar se këto kodra shumëngjyrëshe janë formuar rreth 10 milionë vjet më parë.