Adam Abu-bashal
30 Shtator 2021•Përditësim: 30 Shtator 2021
Numri i personave që humbën jetën nga epidemia e kolerës në Nigeri u rrit në 2.791, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të Qendrës së Nigerisë për Kontrollin e Sëmundjeve (NCDC), epidemia në vend u përhap në 28 provinca si dhe në kryeqytetin Abuja midis 1 janarit dhe 29 shtatorit. Gjatë kësaj kohe, 81.413 persona u diagnostikuan me kolerë ndërsa 2.791 persona humbën jetën për shkak të kësaj epidemie.
Numri i rasteve të reja në Nigeri ka rënë 38 për qind këtë javë në krahasim me javën e kaluar.
Provinca ku epidemia e kolerës është më intensive në vend është Kano me 10.343 raste ndërsa provinca me më shumë viktima për shkak të epidemisë është Katsina, ku humbën jetën 150 persona.
- Çfarë është kolera?
E shkaktuar nga bakteret "Vibrio" kolera është një sëmundje e cila transmetohet përmes ushqimit dhe ujit dhe shkakton diarre të rëndë dhe dehidrim. Sëmundja mund të jetë fatale nëse nuk trajtohet.
Në Nigeri në pamundësi për të përmbushur nevojën për ujë të pastër dhe në pamundësi për të siguruar ndërhyrje mjekësore të menjëhershme dhe efektive rrit rrezikun e sëmundjeve dhe vdekjes.
Në vend hasen shpesh sëmundjet epidemike si malaria, poliomieliti, ethet tifoide dhe virusi i majmunit.