Fatih Erel
23 Janar 2019•Përditësim: 23 Janar 2019
MELBURN (AA) - Ish-tenistja numër një në botë, Serena Williams, u eliminua në Australian Open nga bartësja e shtatë e turneut, çekja Karolina Pliskova, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një ndeshje në të cilën Williams nuk arriti të shfrytëzojë këtër topa për t'i siguruar fitoren, çekja 26-vjeçare bëri kthim dhe mundi 37-vjeçaren amerikane me rezultatin 2-1 në sete 6-4, 4-6 dhe 7-5, për të avancuar në gjysmëfinale të Grand Slamit të parë të sezonit.
Çekja Pliskova në gjysmëfinale do të ketë përballë numrin katër të tenisit botëror, japonezen Naomi Osaka, e cila më herët triumfoi mbi ukrainasen Elina Svitolina.
Në garat single në kategorinë e femrave, 21-vjeçarja Osaka mposhti numrin gjashtë në tenisin botëror, Svitolina, me rezultatin 2-0 në sete, 6-4 dhe 6-1.