Ekip
26 Maj 2020•Përditësim: 26 Maj 2020
Federata Botërore e Futbollit (FIFA), ka pezulluar presidentin e Federatës së Futbollit të Haitit nga detyra, ndërsa është nën hetim për dyshime të abuzimit seksual të lojtareve femrave të reja në qendrën kombëtare të trajnimit, transmeton Anadolu Agency (AA).
FIFA deklaroi se hetuesit e komitetit të etikës shkarkuan Yves Jean-Bart nga detyra për 90 ditë. Ky ndalim i përkohshëm mund të zgjatet.
"Ky sanksion është shqiptuar në lidhje me hetimet në vazhdim në lidhje me Z. Jean-Bart", tha organi botëror i futbollit në një deklaratë të hënën.
Akuzat kundër Jean-Bart u publikuan muajin e kaluar nga e përditshmja britanike "The Guardian".
Jean-Bart, i cili ka udhëhequr federatën për 20 vjet, ka mohuar pretendimet.