Doga Kirmizioglu
12 Prill 2019•Përditësim: 12 Prill 2019
Gara e tretë e Kampionatit Botëror të MotoGP do të zhvillohet më 14 prill, të dielën në SHBA, transmeton Anadolu Agency (AA).
Xhirot e renditjes për garën që do të zhvillohet në Pistën Amerika prej 5.5 kilometra në qytetin Austin të Teksasit, do të fillojnë nesër në ora 21:10 ndërsa gara me 20 xhiro të dielën në orën 21:00.
Garën e parë të sezonit në MotoGP e fitoi piloti italian Andrea Dovizioso i ekipit Ducati ndërsa garën e dytë piloti spanjoll Marc Marquez i ekipit Repsol Honda.
Renditja e klasifikimit të pilotëve përpara garës së tretë është si më poshtë:
- Klasifikimi i pilotëve
1. Marc Marquez (Spanjë): 45 pikë
2. Andrea Dovizioso (Itali): 41
3. Valentino Rossi (Itali): 31
4. Alex Rins (Spanjë): 24
5. Danilo Petrucci (Itali): 20