Doga Kirmizioglu
04 Janar 2018•Përditësim: 05 Janar 2018
ANKARA (AA) - Klubi i Premier Ligës angleze, Manchester City, është zgjedhur në krye të listës së klubeve më të pasura në botë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Kompania Soccerex, e cila bën hulumtime rreth industrisë së futbollit, me seli në Londër, ka publikuar listën e 100 klubeve më të fuqishme në aspektin e fitimit e të ardhurave sipas performancës në fushë, pronës totale, shumës së parave që i posedojnë, investimeve si dhe sipas borxheve.
Manchester City, pronari i së cilës është miliarderi arab Sheikh Mansour, në aspektin financiar u rendit në vendin e parë mes klubeve më të fuqishme në botë.
Manchester City-n e ndjek një klub tjetër nga Premier Liga angleze, Arsenali. Ndërsa në vendin e tretë gjendet Paris Saint-Germain (PSG), pronari i së cilës është biznesmeni nga Katari, Nasser Al-Khelaifi.
20 klubet të para në këtë listë janë kështu:
- Manchester City (Angli)
- Arsenal (Angli)
- PSG (Francë)
- Guangzhou Evergrande (Kinë)
- Tottenham (Angli)
- Real Madrid (Spanjë)
- Manchester United (Angli)
- Juventus (Itali)
- Chelsea (Angli)
- Bayern Munich (Gjermani)
- Zenit (Rusi)
- Leipzig (Gjermani)
- Barcelona (Spanjë)
- Los Angeles Galaxy (SHBA)
- Atletico Madrid (Spanjë)
- Liverpool (Angli)
- Borussia Dortmund (Gjermani)
- Olympique Lyon (Francë)
- Monaco (Francë)
- Leicester City (Angli)