Muhammed Enes Çallı
08 Shtator 2020•Përditësim: 09 Shtator 2020
Daniil Medvedev dhe Dominic Thiem u kualifikuan të hënën vonë në çerekfinale të turneut të tenisit US Open, raporton Anadolu Agency (AA).
Finalisti i vitit të kaluar, tenisti rus Medvedev, eliminoi amerikanin Frances Tiafoe me setet 6:4, 6:1 dhe 6:0.
Ai do të përballet me bashkatdhetarin e tij Andrey Rublev në fazën e radhës.
Ndërkohë, tensiti austriak Thiem mundi kanadezin Felix Auger-Aliassime për të arritur në çerekfinale.
Thiem fitoi ndeshjen me setet 7:6 (7:4) 6:1 dhe 6:1.
Ai do të ndeshet me Alex de Minaur nga Australia në raundin e ardhshëm.
Në kategorinë për femra, Mertens kalon në çerekfinale
Bartësja e dytë e turneut, Sofia Kenin, u eliminua nga tenistja belge Elise Mertens me rezultatin 6:3, 6:3.
Mertes do të luajë kundër Victoria Azarenka të Bjellorusisë në çerekfinale në kategorinë për femra të US Open.