Fatjon Cuka
16 Nëntor 2025•Përditësim: 16 Nëntor 2025
Në Tiranë po luhet ndeshja Shqipëri-Angli, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, raporton Anadolu.
Pjesa e parë e ndeshjes që luhet në Stadiumin “Air Albania” në Tiranë ka përfunduar pa gola.
Mijëra tifozë kuqezi kanë mbushur stadiumin për të mbështetur Kombëtaren e Shqipërisë në Futboll.
Në kuadër të këtyre ndeshjeve kualifikueseve, Shqipëria është në grupin K, së bashku me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën.