Emre Aşıkçı
01 Korrik 2020•Përditësim: 02 Korrik 2020
Konfederata e Futbollit Afrikan (CAF) njoftoi sot se Kupa e Kombeve të Afrikës për vitin 2021 është ricaktuar për në janar 2022 për shkak të rrezikut nga koronavirusi i ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Organi drejtues i futbollit afrikan njoftoi se garat e glubeve të Kupës së Konfederatës së Kampionatit CAF që u shtynë për shkak të koronavirusit do të rifillojnë në shtator në format të gjysmëfinaleve që do të luhen në një ndeshje të vetme.
Edicioni i 33-të i Kupës së Kombeve të Afrikës do të mbahet në Kamerun. Ndërkohë, Kupa e të Afrikës për gratë u anulua për shkak të pandemisë së koronavirusit.
"Për shkak të kushteve sfiduese, edicioni i vitit 2020 i Kupës së Kombeve të Afrikës për gratë është anuluar", njoftoi CAF në faqen zyrtare të internetit.