Fatih Erel
13 gusht 2026•Përditësim: 13 gusht 2026
Superkupa e Spanjës 2027 do të zhvillohet në Stamboll të Turqisë nga 2 deri më 7 shkurt, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë të Federatës Mbretërore Spanjolle të Futbollit (RFEF) thuhet se ndeshjet e turneut, ku do të garojnë Barcelona, Real Madridi, Real Sociedadi dhe Atletico Madridi, do të luhen në stadiumin olimpik "Ataturk".
Në deklaratë thuhet se u shqyrtuan ofertat për organizimin e turneut të paraqitura nga shtatë vende të ndryshme dhe se Stambolli u përzgjodh si vendi pritës.
"Edicioni i vitit 2027 i këtij turneu, i cili ka fituar një vend të rëndësishëm në kalendarin ndërkombëtar të futbollit, transmetohet në më shumë se 150 vende në mbarë botën dhe në edicionin e vitit 2016 u fitua nga Barcelona, do të zhvillohet në Stamboll", thuhet në deklaratë.