Burcu Çalık Göçümlü
26 Janar 2020•Përditësim: 26 Janar 2020
Presidendi i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në datat 26-28 janar do të vizitojë Algjerinë, Gambian dhe Senegalin, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën nga Kryesia e Komunikimeve të Presidencës, Erdoğan do të zhvillojë vizitë në Algjeri, Gambia dhe Senegal me ftesë të homologëve të tij.
Në bisedime, parashikohet që me vendet në fjalë të diskutohen me të gjitha përmasat marrëdhëniet dypalëshe si dhe të shkëmbehen pikëpamjet rreth zhvillimeve rajonale dhe ndërkombëtare.
Vizita e presidentit Erdoğan në Algjeri e cila ka lidhje të forta me Turqinë dhe e cila është një nga aktorët e rëndësishëm ekonomik, bart cilësinë si vizita e parë zyrtare në nivel presidencial në këtë vend pasi presidenti Abdelmadjid Tebboune erdhi në detyrë dhjetorin e kaluar.
Me "Deklaratën e Përbashkët" që do të nënshkruhet nga Erdoğan dhe Tebboune, pritet që të ndërtohet Këshilli i Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë mes dy vendeve.
Vizita në Gambia do të jetë vizita e parë zyrtare në nivel presidencial
Vizita e presidentit Recep Tayyip Erdoğan në Gambia do të jetë në cilësinë e një vizite historike për shkak se do të jetë viizta e parë zyrtare në nivel presidencial në këtë vend.
Presidenti Erdoğan, më pas do të vizitojë Senegalin i cili në Afrikë është një vend me marrëdhënie të rrënjosura me Turqinë.
Me rastin e vizitave në axhendë është nënshkrimi i marrëveshjeve të ndryshme me qëllim zhvillimin e bazës së marrëdhënieve dypalëshe ndërsa është planifikuar edhe zhvillimi i forumeve të biznesit në Algjeri dhe në Senegal.