Ajdin Aliji
01 Nëntor 2025•Përditësim: 05 Nëntor 2025
Me mbërritjen e vjeshtës në pllajat e Trabzonit dhe Artvinit në Turqi, pemët kanë zëvendësuar të gjelbrën me nuanca të ngjyrës së verdhë, portokalli dhe të kuqe, raporton Anadolu.

Ndërsa moti ftohet, retë e mjegullës kanë pushtuar edhe disa pllaja, duke krijuar një përzierje të bukur të peizazhit shumëngjyrësh dhe mjegullës.

Pllajat në lartësitë më të larta të rajonit të Detit të Zi vazhdojnë të tërheqin vizitorë në vjeshtë, me të gjitha ngjyrat e vjeshtës.