Handan Kazancı
15 Maj 2020•Përditësim: 16 Maj 2020
Një tërmet me fuqi prej 4.2 ballë sot herët në mëngjes ka goditur rajonin mesdhetar të Turqisë, bëri të ditur agjencia për katastrofa e vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Drejtoria e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) tha se tërmeti goditi brigjet e rrethit Datca në provincën jugperëndimore të Turqisë, Mugla, në orën 1.33 të mëngjesit sipas kohës lokale.
Lëkundja ishte 8.5 kilometra nën tokë.
Nuk ka të dhëna për viktima apo të lënduar.