Sinan Uslu
30 dhjetor 2016•Përditësim: 31 dhjetor 2016
ANKARA (AA) - Që nga fillimi i operacionit "Mburoja e Eufratit" e deri më sot nga Forcat e Armatosur Turke njoftohet se janë neutralizuar 1.294 terroristë të DEASH-it dhe 306 terroristë të PKK/PYD, raporton Anadolu Agency (AA).
Shtabi i Përgjithshëm ka informuar në lidhje me operacionin "Mburoja e Eufratit" të ndërmarrë brenda vendit kundër organziatës terroriste PKK.
Sipas kësaj theksohet se vazhdojnë operacionet kryesisht kundër terrorsitëve të PKK-së ndaj vendstrehimeve dhe rrugë kalimeve të organizatës në qytetet Hakkari, Şırnak, Diyarbakır, Mardin dhe Bitlis.
Vihet në dukje se në rajonin Uludere të qytetit Şırnak, në rajonin Eruh në Siirt, në rajonin Mazıdağı të qyteti Mardin, në fshatin Kelhasan të rajonin Sason në qytetin Batman si dhe në rajonin Hozat të qytetit Tunceli janë kryer operacione ndaj vendstrehimeve dhe bunkerëve të përdorur nga organizata. Gjatë operacioneve janë konfiskuar edhe dokumente të ndryshme të përdorura nga organizata.
Ndër të tjera vihet në dukje se në operacionet e ndërmarra që nga prilli 2016 në rajonin periferik në qytetin Tunceli është pastruar nga grupi i terroristëve të DHKP-C të përbërë nga 16 terroristë.
Gjatë operacioneve kundër organizatës terroriste PKK janë janë kryer operacione edhe kundër veprimtarive ilegale si ajo e trafikimit të lëndëve narkotike ku janë sekuestruar afërsisht 1 ton marijuanë, 240 kilogram kanabis barishte, 45 kg kanabis pluhur dhe 539 mijë e 790 paketa cigaresh ilegale.
Ndërsa në kontrollet efektive në pikat doganore janë kapur 6 mijë e 968 persona të cilët kanë tentuar të kalonin ilegalisht në pikat kufitare.
Operacioni "Mburoja e Eufratit"
Njoftohet se vazhdon operacioni "Mburoja e Eufratit" i cili nisi më 24 gusht në veri të Sirisë për të rritur sigurinë kufitare duke eliminuar kërcënimin e ardhur nga organizatat terroriste kryesisht nga DEASH-i dhe për të dhënë mbështetje ndaj koalicionit ndërkombëtar. Në kuadër të operacionit janë marrë nën kontroll 225 vendbanime në linjën Azez-Jarabulus si dhe një territor prej 1.860 km katrorë.
Më 9 dhjetor operacioni mbërriti në lagjet e jashtme të rajonit El Bab ku ende vazhdon operacioni për pastrimin e organizatës terroriste DEASH.
Neutralizohen 1.600 terroristë
Forcat e Armatosura Turke në kuadër të operacionit "Mburoja e Eufratit" kanë neutralizuar në total 1.294 terroristë të DEASH-it, nga të cilët 1.171 janë vrarë, 117 janë plagosur dhe 6 prej tyre janë kapur.
Ndërsa theksohet se janë neutralizuar 306 terroristë të PKK/PYD nga të cilët 291 janë vrarë, 4 janë plagosur dhe 11 janë dorëzuar.
Forcat e Komandës Ajrore kanë hedhur 965 bomba në 883 objektiva, dhe kanë shkatërruar 2.392 lëndë shpërthyese artizanale si dhe 42 mina.
Si në oeracionet kundër terrorizmit ashtu edhe në kuadër të operacionit "Mburoja e Eufratit" të ndërmarrë në veri të Sirisë merren të gjitha masat e nevojshme që civilët në këto rajone të mos dëmtohen.