Büşra Nur Bilgiç
26 Nëntor 2019•Përditësim: 27 Nëntor 2019
Turqia do të vazhdojë me operacionin e saj kundeër-terrorist në veri të Sirisë deri sa të arrihen qëllimet e saja, thuhet në kumtesën e Këshillit Kombëtar të Sigurisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Operacioni 'Burimi i Paqes' i filluar muajin e kaluar, i cili kontribuon në paqen dhe stabilitetin në rajon, do të vazhdojë derisa të arrijë qëllimet e tij, duke marrë të gjitha masat paraprake për të parandaluar dëmet ndaj civilëve", thonë nga këshilli i kryesuar nga presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, pas takimit të mbajtur në kompleksin presidencial në Ankara.
Në njoftimit e këshillit gjithashtu thuhet se Turqia pret që SHBA dhe Rusia të përmbushin marrëveshjet e tyre me Ankaranë sa më shpejt të jetë e mundur për të pastruar terroristët nga zonat në veri të Sirisë, përfshirë Tal Rifat dhe Munbixh.
Nga këshilli përsërisin se Turqia do të vazhdojë luftën e saj me vendosmëri kundër grupit terrorist DEASH dhe është i hapur për çdo bashkëpunim për këtë qëllim.
"Ne i bëjmë thirrje bashkësisë ndërkombëtare të mbështesë Turqinë, e cila synon kthimin e sigurt dhe të vullnetshëm të sirianëve në vendin e tyre pa asnjë diskriminim të bazuar në etninë ose fenë", thuhet gjithashtu në kumtesë.
Operacioni “Burimi i Paqes”, i cili u nis më 9 tetor, synon të eliminojë YPG/PKK-në terroriste nga veriu i Sirisë në mënyrë që të sigurojë kufijtë e Turqisë, të ndihmojë në kthimin e sigurtë të refugjatëve sirianë dhe të garantojë integritetin territorial të Sirisë.
Ankaraja zyrtare dëshiron që terroristët e YPG/PKK-së të tërhiqen nga rajoni në mënyrë që të krijohet një zonë e sigurt për të hapur rrugën për kthimin e 2 milionë refugjatëve.
Pas dy marrëveshjeve të ndara me SHBA-të dhe Rusinë, Turqia pauzoi operacionin për të lejuar tërheqjen e terroristëve të YPG/PKK-së nga zona e sigurt e planifikuar në veri të Sirisë.
Mirëpo, terroristët nuk janë të tërhequr nga disa zona dhe kanë vazhduar të sulmojnë ushtarët dhe civilët.
Në fushatën e saj terrorist më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e renditur si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian (BE), ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40.000 njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnje. YPG është dega Siriane e PKK-së.
Pretendimet e vitit 1915
Këshilli gjithashtu ka dënuar vendimet rreth ngjarjeve të vitit 1915 të bazuara në pretendime të rreme dhe të pabaza, me gjasë duke iu referuar rezolutës së fundit të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-ve në lidhje me këtë temë.
Pozicioni i Turqisë mbi ngjarjet e vitit 1915 është se vdekjet në mesin e armenëve në Anadollin lindor në vitin 1915 ndodhën pasi disa morën anën e rusëve pushtues dhe u rebeluan kundër forcave osmane. Një zhvendosje pasuese e armenëve rezultoi në viktima të shumta.
Turqia kundërshton prezantimin e incidenteve si "gjenocid", por i përshkruan ngjarjet e vitit 1915 si një tragjedi për të dyja palët.
Ankaraja ka propozuar në mënyrë të përsëritur krijimin e një komisioni të përbashkët të historianëve nga Turqia dhe Armenia, si dhe ekspertë ndërkombëtarë për të trajtuar këtë çështje.