Muhammed Nuri Erdoğan
23 Shkurt 2022•Përditësim: 23 Shkurt 2022
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan është kthyer në Turqi sot herët pas vizitave zyrtare në Republikën Demokratike të Kongos dhe në Senegal, raporton Anadolu Agency (AA).
Erdoğan u prit në aeroportin Esenboga në kryeqytetin Ankara nga zëvendëspresidenti Fuat Oktay, guvernatori i Ankarasë, Vasip Sahin dhe zyrtarë të tjerë.
Miniturneu i planifikuar katër-ditorë i presidentit turk në Afrikën Qendrore dhe Perëndimore filloi të dielën, por u ndërpre pas njohjes nga Rusia të dy rajoneve të shkëputura në Ukrainë.
Sot Erdoğan pritet të marrë pjesë në një samit të liderëve të NATO-s nëpërmjet video-konferencës.
Vizita e Erdoğanit në Guinea-Bissau, ndalesa e tretë e turneut të tij në Afrikë, u shty për një datë të mëvonshme, thuhet në deklaratën e Drejtorisë së Komunikimeve.
Presidenti Erdoğan ishte në Senegal në ndalesën e dytë të vizitës së tij zyrtare në Afrikë përpara se të kthehej në Turqi.