Durmuş Genç,Ali Rıza Akkır
14 korrik 2022•Përditësim: 14 korrik 2022
Ministri turk i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Vahit Kirişci njoftoi se zjarri pyjor në rajonin Datça në Muğla është vendosur nën kontroll, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë për gazetarët në Drejtorinë e Administrimit të Pyjeve të Datças, ministri Kirişci tha se kanë përfunduar me sukses punimet për shuarjen e zjarrit të kryera nën koordinimin e AFAD dhe me mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Pyjeve si dhe të organizatave dhe institucioneve të tjera publike dhe të shoqërisë civile.
"Zjarri është vendosur nën kontroll. Në këtë zjarr janë dëmtuar një sipërfaqe pyjore rreth 300 hektarë dhe ka një dëm 400 hektarë lidhur me sipërfaqe bujqësore" tha Kirişci, i cili falënderoi ekipet për punimet e suksesshme.
Pasi tha se 3.520 qytetarë nga 450 shtëpi janë nxjerrë nga vendet ku ndodhen dhe janë transferuar në vende të përshtatshme, Kirişci informoi më tej se janë dëmtuar gjithsej 10 shtëpi, 4 prej të cilave rëndë.
"Nuk kemi as humbjen më të vogël lidhur me jetën e qytetarëve tanë. Edhe gjallesat e tjera janë shpëtuar duke treguar ndjeshmërinë e nevojshme. Gjatë punimeve tona janë evakuuar nga vendet ku ndodheshin edhe bagëtitë e trasha, të imëta dhe kosheret e bletëve. Disa nga qytetarët tanë janë prekur negativisht nga zjarri. Nga të prekurit 13 kanë dalë nga spitali, ndërsa vazhdon trajtimi për 7 persona. Ndërkohë bëhet fjalë për një djegie të shkallës së tretë për një nga punonjësit tanë të bashkisë. Por, fatmirësisht nuk ka rrezik për jetën", tha ministri Kirişci.