Mustafa Güngör
05 Shkurt 2019•Përditësim: 06 Shkurt 2019
MERSIN (AA) – Gjatë një operacioni në portin Mersin të Turqisë, janë sekuestruar 615 kilogramë kokainë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e Prokurorisë në Mersin theksohet se pjesëtarët e Departamentit për luftë kundër trafikimit pranë policisë në Mersin, në bashkëpunim me policinë e Hatay-it kontrolluan një dërgesë nga Ekuadori.
Me këtë rast, janë gjetur 530 pako me drogë të fshehura në paketime me banane.
Në kuadër të kësaj janë arrestuar 4 persona.