Sayed Khodaberdi Sadat
08 Nëntor 2016•Përditësim: 08 Nëntor 2016
MEZAR-I SHARIF (AA) - SAYED KHODABERDİ SADAT
Në Afganistan, vendi i cili gjendet në pozitën e 120-të kur është fjala për lirinë e medias, ushtrimi i profesionit të gazetarit është shumë i vështirë. Për çdo ditë përballen me sulme terroriste, rrëmbime, sulme fizike dhe verbale, raporton Anadolu Agency (AA).
Kryetari i Shoqatës për Mbështetje të Lirisë së Medias në Afganistan, Siddikullah Tevhidi, tha se vetëm gjatë këtij viti 377 herë gazetarët kanë qenë në shënjestër të sulmeve. Sipas tij, sulmet ndaj përfaqësuesve të mediave në Afganistan rriten nga viti në vit, megjithatë, sivjet është regjistruar rritje dramatike.
Tevhidi theksoi se, sipas të dhënave të tij, në Kunduz në veri të vendit janë regjistruar 96 sulme ndaj përfaqësuesve të mediave, ndërsa në Helmand 75. Ai theksoi se 206 sulmet të tjera kanë ndodhur në pjesët tjera të Afganistanit.