Muhammed Bilal Kenasari
08 Nëntor 2016•Përditësim: 08 Nëntor 2016
WASHINGTON (AA) - Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Mark Toner, në lidhje me operacionet për çlirimin e Rakkas tha se do të jenë në bashkëpunim të afërt me Turqinë, raporton Anadolu Agency (AA).
Toner në një konferencë të përditshme për media është përgjigjur në pyetjet lidhur me çlirimin e Rakkas nga organizata terroriste DEASH. Ai vuri në dukje se në operacionin e Rakkas Forcat Demokratike të Sirisë nën udhëheqjen e forcave YPG e cila në Siri është krahu i organizatës terroriste PKK, ashtu siç është kryer edhe në zonën veriore të Sirisë do të përparojnë nga toka dhe forcat e koalicionit do të japin mbështetje nga ajri.
Zëdhënësi Toner theksoi se "këtë e kemi kryer bashkë me aleatët tanë dhe kryesisht në kontakte të afërta me Turqinë".
Në pyetjen se pas çlirimit të Rakkas nga DEASH-i a prisni që "Forcat Demokratike të Sirisë" të largohen nga qyteti? Toner është përgjigjur: "Brenda Forcave Demokratike të Sirisë ka edhe grupe kurde, disa janë arabë dhe shumë prej tyre nga rajonet përreth Rakkas. Për çlirimin e Rakkas ne po punojmë me grupet që ndodhen brenda Forcave Demokratike të Sirisë dhe bashkë me aletatët tanë duke përfshirë edhe Turqinë".
Sipas tij, Forcat Demokratike të Sirisë janë një forcë efektive në tokë dhe se ata kanë qenë efektiv për çlirimin e disa rajoneve në Siri nga DEASH-i.
"Mendojmë se edhe forcat lokale kanë qenë efektiv në këtë drejtim. Pas çlirimit të Rakkas kemi folur nevojën për formimin e menjëhershëm të qeverisë. Këtë e kemi kryer edhe më parë në rajonin verior të Sirisë kryesisht në Munbixh dhe në rajone të tjera. Është e rëndësishme formimi i një qeverie e cila do të përbëhet nga popullata lokale", tha Toner.