Adam Abu-bashal
21 Tetor 2020•Përditësim: 21 Tetor 2020
Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në kontinentin e Afrikës ka shkuar në mbi 40.289, transmeton Anadolu Agency (AA).
Gjithsej 1.674.836 persona deri më tani kanë rezultuar pozitiv me virusin në mbarë kontinentin, prej te cilëve 9.494 në 24 orët e fundit, sipas faqes së internetit "Worldometer", e cila përpilon të dhënat mbi pandeminë.
Ndërkaq, numri i të vdekurve si pasojë e pandemisë ka arritur në 40.289, me një rritje prej 289.
Shifra më e lartë e viktimave është regjistruar në Afrikën e Jugut me 18.656 të vdekur, pasuar nga Egjipti me 6.142 dhe Maroku me 3.027.
Në Mauritius tashmë nuk ka mbetur asnjë rast aktiv me COVID-19, ndërsa në Sejshelle dhe Eritre nuk është raportuar asnjë vdekje.
Për sa i përket numrit të të infektuarve, ai ka arritur në 706.304 në Afrikën e Jugut, ndërsa pas saj radhiten Egjipti me 179.003 raste dhe Maroku me 105.705.
Deri më tani, 1.376.599 persona të infektuar janë shëruar.