Ekip
21 Tetor 2020•Përditësim: 21 Tetor 2020
Së paku dy persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë u plagosën të martën, kur shpërthimi i bombës shënjestroi shefin e emigracionit në Mogadishu, raporton Anadolu Agency (AA).
Kapiteni i policisë, Abdifatah Hassan, konfirmoi vdekjet për AA. Sulmi ndodhi pranë kryqëzimit të dendur KM4 në kryeqytet.
Zëdhënësi i Qeverisë së Somalisë, Ismail Mukhtar Oronjo, tha se sulmi ka pasur në shënjestër Mohamed Aden Kofi, kreun e Shërbimit të Emigracionit dhe Natyralizimit.
"Një shpërthim bombe anash rrugës shënjestroi shefin e imigracionit. Ai i mbijetoi sulmit por tre roje të sigurisë u plagosën", tha ai.
Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por grupi terrorist i lidhur me Al-Kaidën me bazë në Somali, Al-Shabaab, ka kryer sulme në Somali.